Lajme te tjera
- Beograd, aktpadi ndaj gruas së Mlladic për armëmbajtje
- Ndryshimi i rezolutës Gjermania: Sukses i politikës europiane
- Franca: Ndryshimi i pr/rezolutës serbe i hap rrugë dialogut
- 250 viktima të luftës gjenden në liqenin e Peruçacit
- Serbi, ndalohet i dehur ish kryeministri jugosllav
- Slloveni, zbulohet varr masiv me 700 të vrarë pas luftës
- Slloveni, zbulohet varr masiv me 700 të vrarë pas luftës
- Eurozona akordon kredinë e dytë për Athinën
- Eurozona, akordon kredinë e dytë për Athinën
- Gruevksi sot në Shqipëri takon minoritetin maqedonas
Tre shtete dakord për një kompani te njejte hekurudhore

TIRANE-Serbia, Kroacia dhe Sllovenia ranë dakord të formojnë një kompani të përbashkët hekurudhore që ka si synim përmirësimin e transportit rajonal nga shtetet e Bashkimit Evropian në Turqi përmes tre vendeve ballkanike. Përfaqësuesit e tre ish-republikave jugosllave e nënshkruan marrëveshjen sot në Beograd. Zyrtarët e tre vendeve shpresojnë ta shkurtojnë kohën e udhëtimit mes kryeqytetit të Sllovenisë, Ljubljana dhe Stambollit nga 60 në 35 orë. Sipas marrëveshjes, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia do të punojnë për të eliminuar disa nga vonesat në pikëkalimet kufitare duke thjeshtëzuar procedurat doganore dhe administrative. Zyrtarët e tre vendeve ballkanike shpresojnë se shërbimet më të mira dhe më të shpejta të transportit do të tërheqin më shumë biznes. Ministri serb Milutin Mrkonjiç u tha gazetarëve pas ceremonisë së nënshkrimit se kompania e re do ta ketë qendrën në Ljubljanë dhe do të fillojë të funksionojë në shtator. (d.b/ZeriAmerikes/BalkanWeb)
