Lajme te tjera
- Beograd, aktpadi ndaj gruas së Mlladic për armëmbajtje
- Ndryshimi i rezolutës Gjermania: Sukses i politikës europiane
- Franca: Ndryshimi i pr/rezolutës serbe i hap rrugë dialogut
- 250 viktima të luftës gjenden në liqenin e Peruçacit
- Serbi, ndalohet i dehur ish kryeministri jugosllav
- Slloveni, zbulohet varr masiv me 700 të vrarë pas luftës
- Slloveni, zbulohet varr masiv me 700 të vrarë pas luftës
- Eurozona akordon kredinë e dytë për Athinën
- Eurozona, akordon kredinë e dytë për Athinën
- Gruevksi sot në Shqipëri takon minoritetin maqedonas
Greqia nis sot rolin e ndërmjetëses mes Kosovës e Serbisë

BEOGRAD- Numri dy i diplomacisë greke Dimtris Droutsas mbërrin sot pasdite në Beograd dhe nesër viziton Prishtinën, në kuadër të iniciativës së re të Greqisë për të ndërmjetësuar bisedimet mes dy vendeve. Dy ditë më parë, ministri i Jashtëm alternativ grek njoftoi se do të cojë këtë fundjavë mesazhin e shefes së diplomacisë europiane Kethrin Ashton, për fillimin e negociatave mes Kosovës e Serbisë, ku ndërmjetëse pritet të jetë vetë Athina. Droutsas tha se Greqia është vendi më i duhur për këtë iniciativë për shkak të pozicionit që ka mbajtur karshi Kosovës dhe Serbisë në dy vjetët e fundit. Sipas tij Prishtina dhe Beogradi duhet të ulen për të biseduar, por nuk ka specifikuar se cila do të jetë tema e bisedimeve. Droutsas ka mohuar se vendi i tij bashkë me katër shtete të tjera të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë, të kenë pasur presione për njohje.(m.a/News24/BalkanWeb)
