Lajme te tjera
- PS: Ministri Bode të flasë me shifrat e vërteta
- PR: Ligji për pronat t'i nënshtrohet një debatit
- PS: Bulku të rrëfejë nese i ia dhanë të shoqit një HEC me koncension
- Kriza politike, Patozi i shkruan Rucit për fletët e votimit
- Ministri Bode: Të ardhurat janë rritur PS të lexojë shifrat
- Përplaset autobusi Tiranë- Selanik, 1 i vdekur, 3 plagosen
- Tiranë, makina godet për vdekje kalimtaren
- Transporti në Tiranë Rama: Linja të reja me bileta elektronike
- Shirat sjellin vjeshtën këtë fundjavë
- OSSH remonte nga e hëna, qytete e fshatra pa drita
Vrasja e ish-atletit, në pranga një 52-vjecar

TIRANË- Ka përfunduar dje në prangat e policisë 52 vjeçari Avni Gasa, banor i Tiranës, i dyshuar si autori i vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Kamëz, ku mbeti i vrarë ish-atleti Hasan Rakipi.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thanë sot se 52 vjeçari Gasa, dyshohet të jetë autor i vrasjes së 56 vjeçarit Rakipi, i vrarë në një lokal të Kamzës në Tiranë.
56 vjeçari Rakipi, u qëllua me armë zjarri pasditen e së shtunës, në një nga lokalet e Kamzës, ndërsa autori i kësaj vrasjeje u largua nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor, i ngritur në vendngjarje nisi punën hetimore për zbardhjen e ngjarjes, autorin si dhe motivet, ndërkohë që në akset rrugore të Tiranës, u ngritën edhe disa postoblloqe policie.
(m.a/BalkanWeb)
