Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Berat, larmi aktivitetesh në Ditën e Verës

Berat, larmi aktivitetesh
në Ditën e Verës

BERAT- 14 Marsi, Dita e Verës është festuar sot dhe në qytetin e Beratit. Pas disa ditësh me rreshje të mëdha shiu qytetarët e Beratit i janë gëzuar sot rrezeve të diellit që nuk kanë munguar në ditën e parë të pranverës.
Festa e ditës së verës ka mbledhur në shumë aktivitete banorët e këtij qyteti. Nxënësitë e shkollave të mesme janë organizuar në një ballo të vërtetë maskash gjatë një spektakli të zhvilluar nga Qendra Kulturore e këtij qyteti. Të rinj e të reja nën maska kanë djegur simbolishtë një kukull prej leckash që simbolizon largimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e pranverës. Dhjetëra qytetarë të Beratit kanë ndjekur më pas një koncert të përgatitur nga fëmijët e Qendrës së Kulturës. Aktivitetet e Ditës së Verës kanë vijuar më pas me një ekspozitë të hapur të zhvilluar nga nxënësitë e Liceut Artistik. Dhjetëra punime në pikturë e grafikë janë paraqitur në sheshin përpara bibliotekës së qytetit. Festës i janë shtuar dhe piknikët nëpër kodrat e qytetit.
(e.n/BalkanWeb)



Komente: