Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Itali, aksidentohen, vdes një shqiptar, plagoset një tjetër

Itali, aksidentohen, 
vdes një shqiptar, 
plagoset një tjetër

ROMË –Në Itali dy persona, mes të cilëve një shtetas shqiptar kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti automobilistik, ndërkohë që një tjetër shqiptar është plagosur rëndë.
Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi sot se ngjarja e rëndë ndodhi natën e kaluar në La Spezia kur dy makina u përplasën në ausotradën që lidh rugën Santo Stefano Magra dhe La Spezia, midis A12 dhe A15.

Nga te njejtat burime mesohet se një makinë ka qënë duke udhëtuar kundravajtje në urën mbi lumin Magra dhe pas vetëm disa qindra metrash u përplas kokë-më me një makinë që po udhëtonte në drejtimin e duhur.
Si pasojë gjetën vdekjen 2 persona, një shtetas dominikan dhe një shqiptar. Ndërkohë një shtetas i dytë shqiptar është plagosur rëndë.

Policia Rrugore e Brugnato (La Spezia) është duke përparuar në fotografi, për rindërtimin e asaj që ndodhi dhe e kuptojnë pse një nga makina ka qënë duke udhëtuar në krahun e kundërt të rrugës duke shkelur të gjitha rregullat rrugore edhe pse tabelat tregonin drejtimin e duhur.

(d.b/BalkanWeb)



Komente: