Lajme te tjera
- Greqi, një grevë e përgjithshme paralizon vendin
- Serbia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ganic
- Greqi, vijojnë protestat kundër masave të qeverisë
- Menduh Thaci: Bojkot parlamentit, mungon dialogu
- Beograd, Ambasadori britanik: Kosova e Serbia të bashkëpunojnë
- Gjukanovic: Serbia ta harrojë rolin e liderit në rajon
- Konferenca për Ballkanin Perëndimor në pikëpyetje
- Ashton: Heqja e vizave vetëm me reforma
- Ashton: Heqja e vizave vetëm me reforma
- Skandali, diploma false shqiptarëve për 7 mijë euro
Kriza në Greqi, Banka Europiane: Asnjë ndihmë nga ana jonë

BRUKSEL- Banka Evropiane e Investimeve (BEI), përgënjeshtroi sot hipotezën se ajo do të ndihmonte Greqinë për të zbutur borxhin publik që rrezikon të destabilizojë vendin, ose për të ndihmuar vende të tjera të BE-së.
"Asnjë ndihmë nga ana e BEI-t", thuhet në një deklaratë për shtyp të presidentit të kësaj banke, Philippe Maystadt.
"Misioni dhe statuti i BEI-t nuk na lejojnë të japim ndihma për vendet anëtare, kjo në termat e mbështetjes për deficitet ose detyrimet për pagesa. BEI mund të financojë vetëm projekte ekonomikisht të përballueshme", thuhet më tej në deklaratë.
(d.b/BalkanWeb)
