Lajme te tjera
- Vlorë, difekt në linjën e tensionit të lartë, mungon edhe uji
- Votohet rezoluta, Ruci: Keqardhje private për Berishën
- Itali, lejet e qëndrimit, Gjykata: Fëmijët në shkollë, nuk përbën lehtësi
- Lezhë, sërish protestë kundër homoseksualizmit
- Meta në Serbi, homazh në varrin e Zoran Xhinxhic
- Konferenca për të rinj, Withers: Bota ka nevojë për dijet tuaja
- PS: Rritja e pagave, gënjeshtër e radhës
- Tiranë, konferenca rajonale për NATO-n
- Cdo qytetar mbi 18 vjec do plotësojë deklaratën e të ardhurave
- Gjirokastër, patenta provimi përmes sistemit elektronik
Itali, vdes ne aksident 17 vjecari, do varroset ne Shqiperi

BRESHA- Do të bëhej model. Madje kishte kaluar dhe fazën e parë të selektimit për të hyrë në botën e modës, por ëndrra e Dorianit 17 vjecar është shpërbërë të shtunën në një aksident tragjik rrugor.
Dorian Muca kishte mbërritur në Itali së bashku me familjen që kur ishte në moshën 5 vjecare. Të shtunën në mbrëmje me makinën e motrës do ti bashkohej një grupi miqsh për të shkuar në kinema ku kishin prerë biletat parë filmin Avatar, por Doriani nuk mbërriti kurrë.
Pak mintua pas telefonatës së fundit me Dorianin, një tjetër thirrje vjen po nga telefoni i tij. “Këtë herë nuk ishte zëri i kushëririt, por i një burri i cili thoshte se kishte gjetur numrin e telefonit tim në telefonin e një djaloshi i cili ishte aksidentuar së bashku me makinën e tij tip Punto e kuqe” - tregon kushëriri i Dorianit.
Gati 3 kilometra larg shtëpisë, djaloshi ishte përplasur fuqishëm me makinën e tij me një pemë.
“Mbërritëm në vendin e aksidentit. Kur Doriani i tregoi emrin njërës prej infermierëve që e hipën në ambulancë u qetësuam disi. Por më pas në spitalin e Breshas na hoqën të gjitha shpresat”- vazhdon rrëfimin kushëriri i djaloshit.
Të dielën të gjithë miqtë, të afërmit e familjes Muca kishin mbërritur në apartamentin e tyre në rrugën Kiari 64 të Breshas për të qënë pranë në këtë humbje të dhimbshme.
Më pas familjarët do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, dhe Doriani do të mbërrijë në Kavajë, i futur në një arkëmort. Varrezat e qytetit të tij të lindjes do të jetë banesa e fundit për djaloshin i cili ëndërronte të bëhej model.
(s.g/balkanWeb)
