Lajme te tjera
- Ambasadori Boschard: Integrimi, kërkon administratë të aftë
- KE, Lohan: Policia kujdes me automjetet pa targa
- Tepelenë, kapen 3 veta me armë dhe drogë
- PS, Xhafa: Nuk heqim dorë nga kutitë
- Hetimi i Zgjedhjeve, Zhigalov: Të gjehet marrëveshja
- SHISH, Rama: Berisha po shperfill SHBA, te terheqe p/ligjin
- Nismat e PS, opozita braktis Komisionin e Ligjeve
- Ligji i SHISH, Komisioni i Sigurise nis diskutimin e draftit
- Ligji i SHISH, Komisioni i Sigurise nis diskutimin e draftit
- Hetimi i Zgjedhjeve, sot diskutimi nen per nen i propozimeve PS
Regjistrimi i popullsisë, pyetsori për fenë nuk do jetë detyrim

TIRANE-INSTAT po mban sot një tryezë rreth regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, iniciativë e qeverisë që parashikohet të nisë në vitin 2011. Instituti i Statistikave në vendin tonë bëri të ditur sot se vitin tjeër do të nisë përvec regjistrimit të popullsisë dhe regjistrimi i banesave. Përfaqësues të INSTAT bënë të ditur në tryezën e sotme se gjatë këtyre regjistrimeve do të ndahet një pyetsor që do të jetë individual. Pyetsori do të përmbajë pyetje për etninë dhe fenë, por sic theksuan përfaqësues të INSTAT, nuk do të jetë i detyruar. Individet edhe mund ti shmangen përgjigjes së kësaj pyetje.
Banorët gjithashtu do të marrin edhe një pyetsor rreth njësive ekonomike që ata u përkasin, për të bërë të mundur kështu dhe regjistrimin e popullsisë sa I përket fushës ekonomike.
Regjistrimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare u deklaruar fillimisht nga kryeministri Sali Berisha duke e cilesuar si prioritet te qeverise. Ndaj ketij regjistrimi kane reaguar nderkohe disa historiane dhe studiues duke e cilesuar si te gabuar kete lloj regjistrimi te popullsise.
(d.b/BalkanWeb)
