Lajme te tjera
- Kupa, kalon Vllaznia, eliminohet Dinamo
- Dinamo- Shkumbini, Muca: Do fitojme Kupen
- Te Partizani, plas sherri mes drejtuesve e pronarëve
- Himenez: Duam historinë, s'luajmë kurrë për 0-0
- Bekham bëhet operacion,kthehet pas 4-5 muajsh
- Anceloti beson te përmbysja në përballjen kundër Interit
- Sfida ndaj Çelsit, Murinjo përjashton Balotelin
- Nga Lorik Cana tek Agolli, 10 lojtarët më mercenarë
- Beckham dëmtohet, kirurgu: Rrezikon Botërorin
- Mançesteri në krye, në Gjermani fiton Leverkusen
Tirana, ikën Dede dhe vjen... Muka

TIRANE-Nevil Dede është larguar dje nga roli i ndihmës trajnerit të Tiranës, duke lëshuar madje akuza ndaj Alban Tafajt. Ish-mbrojtësi i ekipit bardheblu ka deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e klubit bardheblu, pasi, sipas tij, nuk mund të vazhdonte më në këtë mënyrë. "Për momentin më vjen keq që nuk jam pjesë e Tiranës, edhe pse vetë ndihem pjesë e saj, - tha Nevil Dede per nje tv. - Kam 10 ditë që kam biseduar me drejtuesit e klubit dhe kështu nuk mund të vazhdohet më. Me një person siç është trajneri i tanishëm, unë nuk mund të vazhdoj të bashkëpunoj. E kam të vështirë që të largohem nga Tirana, por dikush duhet të reagojë", është shprehur më tej ai. Në fakt, largimi i Nevil Dedes duket se lidhet pikërisht me dëshirën e tij për të marrë drejtimin e skuadrës, duke qenë se trajneri i parë, Alban Tafaj, është i pezulluar për një vit nga drejtimi i skuadrës. Pasi një gjë e tillë nuk është bërë e mundur, ish-ndihmës trajneri ka vendosur të largohet, duke e quajtur të pamundur bashkëpunimin. Një gjë e tillë dukej e pritshme në mjediset e klubit Tirana, ku Dede mungoi për disa ditë në stërvitje gjatë javës së shkuar, duke krijuar idenë e krisjes mes tij dhe drejtuesve.
Zgjedhja e Mukës
Gjatë mbrëmjes së djeshme, drejtuesit e klubit bardheblu, së bashku me lojtarët, kanë zhvilluar një mbledhje për situatën në "Vila Goldi". Presidenti Halili, por edhe drejtori teknik Tafaj dhe drejtuesit e tjerë, kanë vendosur që rolin e të larguarit Nevil Dede, ta marrë Devi Muka, kapiteni aktual i skuadrës. Në fakt, emri i Mukës ishte përfolur që në kohën e largimit të Ilija Lonçareviç, por atëherë u vendos për Deden, i cili vendosi t'i thotë stop karrierës si futbollist. "Unë do vazhdoj të jem drejtor teknik dhe të bëj stërvitjen, ndërsa Devi do të jetë ai që do të merret me punët në pankinë", konfirmoi mbrëmë për "Gazetën Shqiptare" Alban Tafaj. Duke qenë ende brenda objektivave, që mbetet një vend në Kupat e Evropës si edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë, ai thotë se nuk kishte asnjë arsye përse duhet të largohej në këto momente. "Mbi të gjitha nuk doja ta lija skuadrën në këtë moment të vështirë, sepse nuk do të ishte burrërore. Akuzat e Dedes? Nuk më vjen mirë që të largohesh nga një klub ku ke ngrënë bukë dhe të flasësh në këtë mënyrë. Mbase ai ka dashur vendin tim, por unë megjithëse drejtor teknik, gjithnjë kam bërë edhe punën si trajner dhe nuk mund ta lë detyrën në mes", shtoi tekniku i Tiranës.
(d.b/BalkanWeb)
