Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Hyseni: Së shpejti njohje të reja për Kosovën

Hyseni: Së shpejti
njohje të reja
për Kosovën

NEW YORK- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, shprehet se shumë vende kanë premtuar se do ta njohin së shpejti pavarësinë e Kosovës. Hyseni nuk përmendi emrat e këtyre shteteve, pasi u shpreh se nuk donte t’i jepte shansin Serbisë të bënte fushatë që ato të mos e njohin Kosovën. Zyrtarët e Kosovës kanë thënë se sa më shumë vende që ta njohin atë, aq më të mira janë shanset që Kosova të pranohet në Kombet e Bashkuara. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi javën e kaluar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 nuk përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar. Gjithashtu dje, ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, u takua në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të diskutuar rreth projekt rezolutës për Kosovën. Të mërkurën, Beogradi paraqiti një rezolutë të re në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku i kërkon organizatës ndërkombëtare të nxisë të dyja palët të gjejnë zgjidhje reciprokisht të pranueshme për mosmarrëveshjet që kanë për Kosovën.(m.a/rel/BalkanWeb)



Komente: