Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Prishtinë, arrestohet një zyrtar të Qeverisë

Prishtinë, arrestohet
 një zyrtar të Qeverisë

PRISHTINE-Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer kontrolle në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës lidhur me hetimin ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit për tenderat e rrugëve. Kontrollet e ndodhura mëngjesin e sotëm janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës. I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet se ka penguar mbledhjen e provave. Aktualisht ai gjendet në paraburgim. (d.b/BalkanWeb)



Komente: