Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Tiranë, zhduket prej mëngjesit fëmija 2 vjec

Tiranë, zhduket
prej mëngjesit
fëmija 2 vjec

TIRANE-  Zhduket prej orës 10 të mëngjesit të sotëm një vogëlush 2.5 vjec në Babrru të kryeqytetit. Ka qenë nëna e tij ajo që ka denoncuar humbjen e fëmijës ndërsa ka bërë të ditur se vogëlushi është parë për herë të fundit duke luajtur në breg të lumit paraditen e sotme.

Mësohet se fëmija është i veshur me cizme , tuta dhe një bluzë bojëqielli. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zhdukjen e fëmijës.
Një nga pistat e mundshme ku po hetohet ka të bëjë me një mbytje aksidentale në ujërat e lumit ndërsa nga ana tjetër po hetohet edhe për ndonjë konflikt të mundshëm brenda familjes.

Policia ka kontaktuar me të atin e fëmijës, i cili ka thënë se ka qenë në Elbasan gjatë ditës së sotme. Por deklarata e tij është konsideruar kontradiktore nga ana e policisë për shkak se ka persona që e kanë parë atë në qender të Tiranës gjatë mesditës. 

Kjo ka cuar në idenë se mund të ketë qënë një konflikt brenda famijes që ka sjellë fshehjen e fëmijës. Megjithatë policia po heton të gjitha pistat e mundshme por pasi kanë kaluar më tepër se 10 orë nga zhdukja e vogëlushit ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.
(e.n/BalkanWeb)



Komente: