Lajme te tjera
- G99: "Ruzhdia", prova e manipulimit të zgjedhjeve
- Del nga shinat treni i linjës Tiranë-Shkodër
- Bashkia e Tiranës larmi aktivitetesh në Ditën e Verës
- Greqia mbështet liberalizimin e vizave për Shqipërinë
- Ligji i SHISH, Berisha sfidoi ndërkombëtarët
- Ligji i SHISH, SHBA: Cënohet imazhi i Shqipërisë
- Dëshmi të forta për Gërdecin, përmendet emiri i Selmanllarit
- Topi dekreton shtyrjen e qëndrimit të kompanise shqiptare në Cad
- Rama: Batërdi ekonomike Arka e shtetit ka mbetur bosh
- Rrëshqitje dheu në aksin Librazhd-Prrenjas, bllokohet rruga
Kukës, konflikt mes fqinjësh, vritet 36 vjecari

KUKËS- Një 36 vjeçar është vrarë sot mbasdite nga fqinji i tij, pas një grindjeje për motive të dobta. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15.00 të ditës së sotme në fshatin Cinamakë, rreth 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, kur 65 vjeçari Sali Leka qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij, Dëfrim Kepi, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve, duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një grindjeje të çastit, ndonëse burim i saj mund të jetë një grindje e hershme për një rrugë kalimi.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat pas 3 orë kërkimesh kanë mundur ta ndalojnë autorin e këtij krimi, 65 vjeçarin Leka, i cili pas kryerjes së krimit ishte larguar menjëherë nga vendngjarja.
(e.n/BalkanWeb)
