Lajme te tjera
- Dubai, arrestohet cifti, u puth në restorant
- Bleona guxon, prezantohet në Botë si "Madonna" shqiptare
- Madonna tani dhe stiliste për adoleshentët
- Vdes ish-i dashuri, tronditet Victoria Beckham
- Tokio, gratë beqare në shkollë përgatitore për martesën
- Forbes:Një meksikan më i pasuri i planetit
- Winehouse, 12 mijë euro për këpucë, vetëm në 2 orë
- Francë, nudo në karrocë, spoti censurohet
- Qipro, policia gjen eshtrat e vjedhura të ish presidentit
- 81 vjecarja feston 8 Marsin, hidhet me parashute
Operacione plastike për tu bërë Jessica Alba

KINE- Një vajzë kineze dëshiron të transformohet në aktoren amerikane Jessica Alba. 21 vjecarja Xiaoqing shprehet se dëshira e saj më e madhe është ti ngjajë aktores. Për këtë arsye ajo mban një paruke bionde, mundohet të imitojë mënyrën e sjelljes së Albës, madje dhe ble të njëjtat rroba të aktores 29 vjecare.
Por duket se këto nuk e plotësojnë dëshirën e saj të madhe për të qenë identike me Jessicën, për këtë arsye 21 vjecarja kërkon ti nënshtrohet kirurgjisë plastike për të përshtatur linjat e fytyrës së saj me ato të aktores.
Gjithcka bëhet për tu shndërruar në idhullin e ish të dashurit të saj, i cili duket se e adhuron aktoren amerikane. 21 vjecarja kineze deklaron se ndarja me të dashurin e ka shkatërruar moralisht. Ky i fundit është një fan i çmendur i filmit “4 fantastikët” dhe aktores 29 vjecare. Madje vajza tregon se ish i dashuri i saj kishte mbushur shtëpinë me postera e fotografi të aktores.
Vetë aktorja Jessica Alba i ka bërë apel të resë kineze të mos e bëjë një gjë të tillë. “Mendoj se nuk duhet ta ndryshon veten tënde. Nëse dikush të do vërtet, të do pavarësisht cdo gjëje tjetër.” thotë Alba.
(e.n/BalkanWeb)
