Kerkim per Faqe Shqiptare, Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe
Portali Shqiptar

Protesta për lirimin e Ramush Haradinajt

Protesta për lirimin
e Ramush Haradinajt

DECAN- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 250 qytetarë nga komuna e Deçanit kanë protestuar sot në sheshin kryesor, në shenjë të pakënaqësisë kundër rigjykimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Zeqir Kelemsi, bëri të ditur se protesta u zhvillua nga ora 12:00 deri në orën 12:30 dhe ka kaluar pa incidente. Kurse kryetari i komunës se Deçanit, Rasim Selmanja, njëherësh organizator i protestës, theksoi se kjo protestë është bërë në shenjë përkrahjeje për kryetarin e AAK-së, zotin Haradinaj. Protestuesit kanë pasur të veshur fanella me fotografi të zotit Haradinaj. Policia njoftoi se në fund të tubimit protestuesit ka vendosur lule ne shtatoret e dëshmorëve. (e.n/rel/BalkanWeb)



Komente: