Lajme te tjera
- Korcë, harrojnë hekurin në korent digjet pjesërisht shtëpia
- Pastori: Nuk e djeg kuranin nëse ndërhynë autoritetet
- Drejtori i policisë italiane në Tiranë: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
- Klos, 13 vjecari nuk lejohet në shkollë pretendimet e drejtorit, absurde
- Spitali i Kavajës, MSH: Gjithçka gati për të nisur nga puna
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- 7 vjecari troket për karamelet e festës dyshime për pengmarrje
- Fiter Bajrami, Rama shtron drekë për njerëzit në nevojë
- Fiter Bajrami Krerët e shtetit urojnë besimtarët
Itali, vdes 42-vjecari shqiptar pas një aksidenti në punë

CHIETI- Një 42-vjecar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pas një aksidenti në kushtet e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Chieti të Ittalisë, ku Rruzhdi Sina jetonte prej vitesh. Lajmi bëhet public nga agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Mësohet se 42-vjecari prej kohësh punonte si sipërmarrës në një ndërmarrje private të quajtur "Multiservice 2000", aty ku edhe u aksidentua, pasi u zu poshtë nga një sasi e madhe krundesh, e rënë nga një lartësi disa metërshe. Shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk ka munguar as ndihma e parë e dhënë nga kolegët e tij. Goditja e rëndë që kishte marrë, e bëri të pamundur edhe ndërhyrjen e mjekut të shërbimit në këtë ndërmarrje. Policia është duke hetuar për ngjarjen, ndërsa trupi I viktimës do ti nënshtrohet ekspertizës.(foto ilustruese)(m.a/BalkanWeb)
