Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Analiza tek Krimet e Rënda, shqetësim mungesa e avokatëve

Analiza tek Krimet e Rënda, shqetësim mungesa e avokatëve

TIRANE-Mungesa e avokatëve që përbëjnë shkak për shtyrjen e proceseve dhe vonesat në zbatimin e letër porosive duket se është ngërci që mban peng punën normale të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ky ka qënë shqetësimi që ka ngritur në analizën vjetore të punës së këtij institucioni, kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Halluni.
"Cështjet nuk kanë arritur të përfundojnë në kohën e caktuar dhe kjo sa i përket moskorrektesës së avokatëve mbrojtës", tha Halluni duke shtuar se shkak i vonesave te ceshtjeve kane qene dhe disa ceshtje proceduriale sa i perket sjelljes se te pandehurve ne sallen e gjyqit. "kemi hasur probleme me gjykimin ne mungese te te pandehurve".

Gjatë analizës u vërejt gjithashtu nga Halluni se gjatë cështjeve që janë vërejtur është vënë re një rritje e trafikut të klandestinëve ndërsa ka rënie të trafikut të femrave.
Në vitin 2009 Gjykata e Krimeve të Rënda ka regjistruar në total 991 cështje.
I pranishëm në analizë ka qënën zëvëndës kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu. Ai theksoi në emër të KLD se gjyqësori nuk duhet të kthehet aspak në pengesë të integrimit të Shqiëprisë në Bashkimin Europian.

(d.b/BalkanWeb)



Komente: