Kerko mbi 50,000 Faqe Shqiptare , Google, Youtube, Wikipedia, Bing ne te njejten kohe

Lac, kapen mina me telekomande, 3 te arrestuar

Lac, kapen mina me telekomande, 3 te arrestuar

TIRANE- Policia e qytetit të Lacit ka ndaluar tre persona pasi janë kapur me eksploziv C4 me telekomandë.

Operacioni është kryer nga policia e Lezhës e cila ka bërë të mundur arrestimin e vëllezërve Leonard e Monel Lamaj nga Laci si dhe e Sokol Bosetës nga qyteti i Shkodrës.

Monel Lamaj dhe Sokol Boseta janë arrestuar sot paradite teksa udhëtonin me automjet në të cilën transportonin minat me telekomandë në autostradën Lac-Mamurras.

Arrestimi ndodhi pas informacioneve në rrugë operative. Operacioni vijoi dhe me arrestimin e vëllait të Monelit, Leandro Lamaj në një banesë në Mamurras ku dhe janë 5 mina, detonatorë e armë zjarri, një sasi fishekës, bizhuteri të shtrenjta, 11 celularë, 3500 euro dhe 600 mijë lekë të reja.

Tre të arrestuarit do të përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve plasëse, ndërsa po vijojnë hetimet për rrjetin, origjinën e materiave si dhe destinacionin.
(s.g/BalkanWeb)



Komente: