Lajme te tjera
- Ankesat për institucionet, në faqen zyrtare të METE
- Lezhë, qëllohet me armë djali i një bisnezmeni
- Përmbytjet, Berisha, i përgjigjet Ramës: Gati dëmshpërblimet
- Montobio, qeverisë: Rritni bashkëpunimin me vendet e Mesdheut
- Shqipëria plotëson edhe 9 kapituj të pyetësorit të KE
- MPJ, Thaci: Marrëdhëniet Shqipëri-Serbi pozitive
- Durrës, 3 vjet burg gazetares, mashtrim me vizat
- Tirane, vdes i moshuari u perplas nga nje motor
- Ligji për SHISH, shtyhet diskutimi nen për nen
- "Bashkëpunim me Serbinë, pavarësisht dallimeve rreth Kosovës"
Aksident ne Fushe Kruje- Vore, 5 te plagosur

TIRANE- Dy automjete janë përplasur mbrëmë në autostradën Fushë Krujë- Vorë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Policia saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 20.00 te kryqëzimi i Rinasit.
Një fuoristradë me targa TR 19 91 F që udhëtonte nga Fushë Kruja në drejtim të Vorës është përplasur me mjetin me targë Tirane 2028 J që vintë në drejtimin tjetër. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i fuoristradës e pasagjeri si dhe drejtuesi e dy pasagjerët në automjetin tjetër. Mësohet se të lënduarit, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Në bazë të hetimeve rezulton se shkaku i aksidentet ka qënë tejkalimi i shpejtësisë me të cilën udhëtonin dy mjetet, të cilat kanë pësuar të dëmtime të konsiderueshme.
(s.g/BalkanWeb)
