Lajme te tjera
- Korcë, harrojnë hekurin në korent digjet pjesërisht shtëpia
- Pastori: Nuk e djeg kuranin nëse ndërhynë autoritetet
- Drejtori i policisë italiane në Tiranë: Bashkëpunim në luftën kundër krimit
- Klos, 13 vjecari nuk lejohet në shkollë pretendimet e drejtorit, absurde
- Spitali i Kavajës, MSH: Gjithçka gati për të nisur nga puna
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- Raporti i Bocsh: Kriza po pengon integrimin nisni reformën zgjedhore
- 7 vjecari troket për karamelet e festës dyshime për pengmarrje
- Fiter Bajrami, Rama shtron drekë për njerëzit në nevojë
- Fiter Bajrami Krerët e shtetit urojnë besimtarët
Gati për luftë ushtarët nisen sot në Kandahar

TIRANE-Avionë luftarakë pritet të transportojnë sot për në Afganistan trupat e kontigjentit paqeruajtës "Eagle-1". Burime zyrtare të Gazetës shprehen se dërgimi ishte planifikuar për të enjten, ndërsa ka thjesht një "ndryshim" të ditës së nisjes, dhe se nuk ka asnjë shkak të qenësishëm për këtë vendim. Kontigjenti paqeruajtës "Eagle-1" përbëhet nga 44 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë, efektivë të Batalionit Special të Forcave Tokësore. Ky është misioni i parë që do të marrë pjesë në operacione luftimi përkrah forcave speciale amerikane që veprojnë në Afganistan. Prezantimi i misionit u bë të mërkurën në një ceremoni, ku morën pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral brigade, Maksim Malaj, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të Forcave tona të Armatosura, dhe familjarë e të afërm të paqeruajtëseve. Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues nga ambasada e SHBA-së në Tiranë, të Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak, të SAIC, si dhe ushtarakë të tjerë të huaj me mision në vendin tonë. "Trupat e këtij kontigjenti kanë kohë që përgatiten me një program special në përshtatje me detyrat që do të kryejnë në zonat e luftimit në Kandahar. Ato janë trajnuar nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e një ekipi ushtarakësh amerikan, të cilët kanë përvojë në këto lloj operacionesh. Afati i qëndrimit të tyre në këtë mision është 6 muaj", - ka thënë në prezantimin e trupave, ministri Arben Imami, gjatë ceremonisë. Ky është rasti i parë që forcat ushtarake shqiptare marrin pjesë në misione ku përfshihen dhe operacione ushtarake. Në fakt, një mundësi e tillë është folur edhe në një takim të kryer në bazën e Heratit nga gjenerali italian i trupave. Gjenerali italian ishte shprehur mjaft i kënaqur për shërbimet e kryera nga trupat e kontigjentit verë 2009-pranverë 2010, dhe se ushtarakët shqiptarë mund të përballonin edhe situata të mirëfillta luftarake, duke u vendosur në vijat e nxehta të frontit apo zonat problematike. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë rekomandim të mirëfilltë për përfshirjen e trupave ushtarake në operacionet luftarake, apo ka qenë thjesht një nismë e marrë në përmbushje të detyrave që ka ushtria shqiptare, tashmë anëtare me të drejta të plota në aleancën e NATO-s. Për kryeministrin Berisha, ky ishte vetëm misioni i parë i trupave tona në këtë fushëbetejë. "Qeveria është e vendosur të punojë dhe të mbështesë Forcat tona të Armatosura dhe ne dora-dorës, në kohërat që vijnë, do ta rrisim kontributin tonë në misionet e paqes me njësi të tjera më të mëdha, deri edhe në një batalion, krah për krah aleatëve tanë, aty ku ta lyp nevoja", - deklaroi Berisha në ceremoninë e së mërkurës. (d.b/GSH/BalkanWeb)
